23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Nuk mendoj se shqiptarët e kanë kryer vrasjen në rastin “Monstra”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka dëshmuar për rastin “Monstra”. Prokurorja Fatime Fetai e pyeti përse ka pasur dyshime në punën e organeve hetuese dhe ka kërkuar të formohet Komision i cili do të merret me këtë rast, Ahmeti u përgjigj se në BDI kanë pasur informacione për protesta të mundshme ku situata ka mundur të dalë nga kontrolli. Ahmeti shtoi se informacione ka marrë nga institucione, pa saktësuar nga cili. Kreu i BDI-së disa herë në gjykatë tha se si lider i partisë politike ka përgjegjësi. Ka kërkuar që në zbardhjen e rastit të përfshihet edhe FBI ndërsa prej Brukselit dhe Uashingtonit ka kërkuar ta monitorojnë rastin, por prej atje janë përgjigjur duke thënë se i besojnë OSBE-së. Ahmeti gjithashtu ka këmbëngulur që procesi gjyqësor të kthehet prej në fillim. Qëllimi i BDI-së, sipas kreut të kësaj partie ka qenë të dëshmohet e vërteta.Ndërkohë, para gjykatës ka dëshmuar edhe zv/ kryeministri, Bujar Osmani. Ai tha se BDI-ja është interesuar për rastin në fjalë dhe pohoi që është takuar me familjen e Haki Azirit, njëri nga të akuzuarit i cili në atë kohë ishte zhdukur një javë. Pohon që nuk kanë kryer presion për procesin gjyqësor.Sot u shfaq edhe prokurori Xhelal Bajrami. Ai në vitin 2012 ishte Zëvendës Ministër i Brendshëm. Bajrami në gjykatë tha se ish ministrja Jankulloska në konferencën për shtyp i kishte dënuar të dyshuarit e asaj kohe për rastin. Ai u ankua se si zëvendës i saj me vështirësi ka ardhur deri te informatat për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës. Fetai pyeti nëse informacionet e policisë ia ka treguar Ali Ahmetit. Ai tha se nuk e mbante mend, por kishte pasur bisedime joformale me Ahmetin.Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon të enjten e ardhshme. Do të dëshmojnë më shumë persona. Sinisha Aleksovski, i cili ishte këshilltar për sigurinë kombëtare të ish-Presidentit Gjorge Ivanov, pastaj ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti dhe ish Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi./TV KOHA/

Të fundit