20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti për Zaevin: Ai bën deklarata pasi i pi 2-3 raki e pastaj kërkon falje

Në një intervistë për televizionin shqiptar Syri Tv, Ali Ahmeti komentoi situatën politike në Maqedoni. Duke komentuar deklaratën e Zaevit se BDI do të shkojë në opozitë, ai tha se Zaev jep deklarata të tilla kur është për kafe, kur pi dy gota raki sepse, siç tha ai bisedon ndryshe para tij.

Lideri i BDI – së Ali Ahmeti i është përgjigjur kreut të LSDM- së Zoran Zaev lidhur me deklaratat e këtij të fundit kur tha se BDI do të jetë në opozitë…

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti ka deklaruar se:

“Këto deklarata Zaev i bën në kafe kur pi edhe dy gota raki se kur është me mua flet ndryshe. Unë nuk jam nga ata që ndryshe flasin paradite e ndryshe pasdite. Për ne më mirë është të fitojë partneri aktual, por prapë vendosin qytetarët. Por kështu është Zaev, bën deklarata. Unë nuk jam i tillë” ka deklaruar kreu i partisë më të madhe shqiptare.

Ai gjithashtu u përgjigj në pyetjen se kush është më mirë që BDI të fitojë zgjedhjet në bllokun maqedonas. Ahmeti tha se ne kemi bërë gjëra të mira me të dy palët. Unë nuk kam asnjë preferencë. Shumica e qytetarëve vendosin, tha Ahmeti.

Të fundit