24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Sellca gjithmonë më ka pritur si të jem në shtëpinë time, ndaj tani kërkojmë përkrahje për të rinjtë dhe anëtarësim në BE

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në deklaratën e tij para banorëve të Sellcës dhe para banorëve të malësisë së kësaj zone, ka deklaruar se ka qenë vetëm 8-9 vjecarë kur për herë të parë ka dëgjuar për këtë fshat, Sellcë.

“Ka qenë ditë e shtunë, dy fshatarë të Sellcës kanë qenë për pazar në Kërcovë, kanë mbetur vonë, shtëpitë tona afër rrugës, trokasin në dyert tona, na thirrën të gjithëve se kemi misafir. Këmishat asaj kohe i kishin të gjëra. 2001-shën La Iljazi me kësulë të bardhë ka qenë. I kasha vetëm 9 vjet dhe fare nuk e kam menduar se Sellca do më presë sic më priti nëna ime, me buk e me gatesa”, tha Ahmeti.

“Edhe sot zërin e fëmijëve e kam në kujtesë. Kur granatoheshte ishin duke luajtur dhe dëgjonin piskamat e granatave dhe alarmonin, ikni se ka granatime. Kështu ka qenë. Pleqt e Sellcës janë si prindërit e mi, jemi bërë si një familje. U përpoqëm të gjithë së bashku këtu për të bërë më të mirë të nesërmen. Sakrifikuam si komb. Kombi jonë dha gjithcka, bijtë më të mirë. Ta kujtojmë Rafi Alilin, hero, një jetë të tërë në terr, pa parë dritë në sy, vetëm sepse deshte të jetojë ndryshe nga ajo jetë që na e servonin dhe imponin. Malësorët kanë dhënë të gjithë, dhe japin përsëri. Jam këtu me bashkëpunëtorë e ministra dhe drejtorë që edhe këta të jenë me ju për të pyetur se si tja bëjmë më së miri. Sellca ka shumë njerëz, është afër Tetovës. Është më kënaqësi të jetosh në Sellcë se sa në qendër të Tetovës, këtu është natyra, këtu është ajri i pastër”, tha mes tjerash Ahmeti.

Tregoi arsyen se pse ai është në Sellcë bashkë me deputetët, drejtorët po edhe ministrat.

“Për të parë se cka mund të bëjmë më tutje, por edhe për të treguar se ne jemi me Sellcën, këshillin vendor, jemi me bashkëluftëtarët jemi të gjithë së bashku. Të gjithë ne bashkë mbështesim Fatonin dhe të rinjtë. Ti inkurajojmë që proceset ti ecim përpara. “Për Evropën” thuhet pas meje. Realisht kjo është një parafushatë për një fushatë që duhet ta materializojmë, Ne duhet të anëtarësohemi në BE, sepse ky anëtarësim sjell të mira materiale, dobi, perfeksionalitet të shtetit. Pa i përmbushur detyrat e shtëpisë ne nuk mund të jemi anëtarë të kësaj organizate”, tha mes tjerash Ahmeti./indeks.mk/

Të fundit