29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: “Skaner” për të gjithë funksionarët e korruptuar

MEXHITI: ASH-ja ME HYRJEN NË QEVERI E SHPËTON ARTAN GRUBIN

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka porositur mbrëmë nga takimi i realizuar me qytetarët në fshatrat e rajonit të Tetovës, që të inkurajohen dhe t’u jepet hapësirë të rinjve, në mënyrë që të ecin përpara proceset eurointegruese të vendit. Ai, siçnjofton KlanM, tha se, vendi duhet të anëtarësohet në BE, por për këtë nevojitet përmbushja e kritereve, siç është sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

“Po cilat janë detyrat e shtëpisë? Sundim i ligjit, shtet juridik.. pse ne kërkojmë veting? Të futen në skaner të gjithë politikanët, gjykatës, prokurorë, policë, kryetar komunash.. si ka hyrë në politikë, si ka qenë statusi i tij, sa shtëpi ka pasur” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, grupi i të pakënaqurve në BDI, ka mbajtur takim me qytetarët në Kumanovë. Një nga prijësit e këtij grupi, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij komentoi zhvillimet e fundit rreth hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Ai tha se, kjo ka për qëllim të shpëtojë Artan Grubin.

“Ato e dinë a do të hyjnë apo jo në Qeveri, por argument politik nuk ka. Edhe me Aleancën kështu si janë, numrat mund të arrijnë deri në 72 deputetë, pra larg 81. Po, 72 bëhen nëse nuk lëviz, por futja e Aleancës do të hap debate dhe destabilizime në çdo subjekt politik” – tha Izet Mexhiti, BDI.

Grupi i të pakënaqurve të BDI-së shprehën publikisht pakënaqësitë e tyre përmes një letre drejtuar kreut të partisë në shtator të vitit të kaluar. Në këtë letër, ata kërkuan reforma në parti, ndërsa akuzuan Grubin se, vendosë vet për zgjedhjet kadrovike dhe ka sjellje arrogante, me çka ka shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe votuesve. Edhe përkundër mbajtjes së disa mbledhjeve partiake, dy palët nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet mes vete. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Të fundit