28/09/2023
24 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ajri i ndotur përkeqson gjendjen e pacientëve me sëmundje kronike

Ajri i ndotur, sidomos nga djegiet e matieraleve të plastikës, është shkaktar kryesor i përkeqësimit të gjendjes te pacientët me sëmundje kronike. Ky është qëndrimi i specialistet Dashmire Bajrami Memedi e cila thotë se ajri i ndotur dukshëm ndikon në shëndetin e njeriut, sidomos në sistemin respirator.
Dashmire Bajrami Memedi shprehet;
“Ajri i ndotur ndikonn te të gjithë gjallnesat, jo vetëm te njeriu. Shkak kryesor janë djegiet e deponive dhe shumë e shumë shkaktarë tjerë. Këto shkaktojnë probleme më shumë tek njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes. E sidomos ata pacient që kanë sëmundje kronike. Që janë me astma me kancer me bronko pneumoni. Te këto pacinetë, ajri i ndotur është faktori më i madh i keqësimit të gjendjes shëndetësore”.
Memedi thotë se përveç sëmundjeve respiratore, ajri i ndotur mund të shkaktoj edhe përkeqësim dhe iritim të lëkurës, syve dhe alergjive të ndryshme.
Dashmire Bajrami Memedi thot;
“Këtu kemi edhe sëmundje të lëkurës, edhe sëmundje të syve, kur bashkëpunojnë edhe me alegen të ndryshëm, këto na japin sëmundje mjaftë të rrezikshme, gjithashtu pastaj këtu shkojmë përsëri te sëmundjet gastro-intestinale të cilat bëhen nga ndotja e ajrit. Pacientët i këshillojmë gjithmonë që të shkojnë në ajër të pastër, por këtu ajër të pastër nuk ka. Ata mundohen të ikin në vendet malore ku është më pastër”.
Specialistja Dashmire Bajrami Memedi bën thirrje që qytetarët të shmangin daljet pa nevojë deri në pastrimin e ajrit si dhe thotë që në bazë të mundësive, të frekuentohen zonat malore ku ajri është më i pastër./Tv Koha/

Të fundit