23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident i rëndë – Lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Në aksin rrugor Fier-Ballsh pranë fshatit Kraps u përplasën një automjet tip “Benz”, me drejtues A.Q., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues A.M.

Të dy drejtuesit janë dëmtuar dhe janë dërguar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit