20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident i rëndë në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, ka edhe të lënduar

Dje mbrëma (13-dhjetor) në ora 21:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë në Zhelinë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve me targa të Tetovës “Mercedes” i drejtuara nga 44-vjeçari Q.S. nga Pallatica e Tetovës dhe “Sead Toledo” që drejtohej nga 61-vjeçari A.T. nga Çifliku i Tetovës.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkëudhëtarja në veturën “Toledo” Xh.R.(63) nga Llërca e Tetovës ndërsa dy shoferët kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Të fundit