18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident i rrezikshëm në Shkup – Ndërhyjnë zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë

Aksident rrugor në bulevardin “Asnom” afër “Hilton”-it, intervenuan edhe Brigada e Zjarrfikësve edhe Ndihma e Shpejtë

Një aksident rrugor midis një automjeti “Suzuki Baleno” dhe një furgoni “folksvagen” ndodhi në mëngjesin e sotëm në bulevardin “Asnom” afër hotelit “Hilton”-it në Aerodrom.

Intervenoi edhe Brigada e Zjarrfikësve prej kur për MIA-n deklaruan se janë thirrur nga ana e Ndihmës së Shpejtë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme tani për tani nuk ka informacione për persona të lënduar, por nga dëshmitarë okularë në terren dy persona me automjet të ndihmës së shpejtë janë dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes inspektim kryen ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Prej atje më shumë detaje paralajmërojnë për më vonë.

Të fundit