Një person ka vdekur në një aksident me makinë në rrugën rajonale Dibër – Mavrovi Anovi afër urës Skudrinski.
Sipas informacionit fillestar nga SPB-Tetovë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti me rimorkio me targa të Dibrës dhe një makine të tipit Hyundai me targa të Shkupit.
Njëri prej pasagjerëve ka vdekur në vendngjarje ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Gostivarit.
Në vendngjarje po kryen inspektime ekipi i SPB-Tetovë dhe prokurori publik.