21/05/2022
24.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksion policor për trafikim me artefakte, disa të arrestuar në Tetovë dhe Manastir

Policia mëngjesin e sotëm ka kryer bastisje dhe ka arrestuar disa persona në rajonin e Tetovës dhe Manastirit, raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve. Personat në fjalë dyshohen për trafikim të artefakteve.

Sipas të njëjtave burime, deri tani janë arrestuar tetë persona, të dyshuar për keqpërdorim të mallrave nën mbrojtje të përkohshme, respektivisht trashëgimi kulturore.

Përveç arrestimeve policia ka konfiskuar disa artefakte.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se po vijon aksioni ndërsa theksojnë se gjatë ditës priten informacione shtesë.

Të fundit