26/09/2023
23.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktakuzë kundër një shtetasi serb që kontrabandonte ar në aeroportin e Shkupit dhe kundër doganierit që e ndihmoi

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit serb me origjinë nga Turqia për kryerjen e veprës penale kontrabandë, ndërsa aktakuzë është ngritur edhe kundër doganierit maqedonas i cili akuzohet se ka ndihmuar të huajin në kryerjen e veprës penale.

Siç njofton Prokuroria Publike, më 20 mars, shtetasi serb i akuzuar ka mbërritur në aeroportin e Shkupit me një fluturim nga Stambolli për në Shkup dhe duke iu shmangur kontrollit doganor ka transferuar 42,13 kilogramë bizhuteri të ndryshme ari në vlerë prej rreth 2,2 milionë euro. .

Në kryerjen e krimit, një doganier i cili nuk ka qenë në detyrë në atë moment e ka ndihmuar duke i hequr pengesat. Nëpunësi i doganës ka takuar shtetasin e huaj në zonë para kontrollit të pasaportave dhe ka tentuar ta ndihmojë të shmangë kontrollin doganor, duke e drejtuar fillimisht në korridorin e bagazheve “të gjelbërta” pa mallra për të deklaruar.

Megjithatë, ai korridor u mbyll me shirit sigurie dhe të gjithë pasagjerët u drejtuan në korridorin e “kuq” për kontroll dhe skaner.

Duke mos marrë parasysh këtë drejtim, doganieri ka lëvizur shiritin e sigurisë, ka kaluar vijën doganore së bashku me të akuzuarin dhe është nisur drejt daljes së aeroportit. Në atë moment kanë ndërhyrë edhe zyrtarë të tjerë doganor, pas së cilës të pandehurit janë ndaluar dhe gjatë kontrollit të bagazheve janë gjetur bizhuteritë me vlerë të arit.

Prokurori ka paraqitur edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit, pasi ekzistojnë ende baza ligjore për të cilat fillimisht ishte caktuar ajo masë.

Të fundit