20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktivist pastrojnë deponitë e egra në Tetovë

Në rajonin më të gjërë të Tetovës sidomos ne vendet periferike hasen deponi të egra.Në disa prej tyre ka më shumë mbeturina, në disa më pak, por të njejtat gjithnjë paraqesin rrezik për ambientin jetësor. E tillë është edhe deponia në rrugën për në Kalanë e Tetovës, ku ka sasi të mëdha të mbeturinave.Me këtë rast, disa aktivist sot kanë marrë iniciativë që të bëjnë pastrimin e mbeturinave që janë hedhur përgjatë kësaj rruge. Ata thonë se duhet që të ketë një vetëdije më të madhe tek qytetarët që të mos krijohen deponi të egra.

Aktivistët të cilët sot pastronin këta mbeturina, nënvizojnë se duhet që të ketë më shumë aktivitete të këtilla sidomos nëpër shkolla që më pas të krijohet një vetëdije më e lartë për ruajtjen e ambientit.

Këta aktivistë thonë se iniciativa e këtillë është ndërmarrë me qëllim që të tejkalohet hendeku mes qytetarëve dhe insititucioneve.

Kryesisht, nëpër vendet rurale ka më shumë deponi të egra të cilët edhe pse pastrohen megjithatë sërish krijohen.Zakonisht, problemi I madh është me mbetjet inerte, për të cilët nuk ka deponi adekuate. Deponitë e egra zakonisht hasen përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, përgjatë rrugëve për në vendet e Malësisë së Tetovës si dhe në periferi të vendbanimeve.Nga komuna e Tetovës kanë thënë se shumë shpejt do të ketë edhe një aksion më të madh për pastrimin e këtyre deponive./Tv Koha/

Të fundit