24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktivistja shqiptare nga Bergamo: Spitali që duhej të ishte vatër kure, u bë vatër infektimi

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, aktivistja Sonila Alushi tha se në fillim në Bergamo pati shumë shtrime të personave të prekur duke infektuar kështu edhe mjekët e infermierët.

Sonila Alushi: Kritikat e para janë shpejtësia e mbylljes së disa vatrave. Në radhë të dytë akuzohet sistemi sanitar pavarësisht se është ndër më të mirët në Evropë. Akuzohet se është zbatuar një protokoll që nuk ishte i përshtatshëm për një epidemi të tillë. Në fillim pati shumë shtrime të personave dhe aty pati infektime të mjekëve dhe infermierëve. Spitali që duhet të ishte vendi i kurës, është bërë vatër infektimi. Ky është problemi tjetër që po ngrihet sot.

Të fundit