“Bombë është vendosur në shkollë.Do të ketë viktima.Mos me pyesni asgjë.I kam fshirë të gjitha gjurmët.Asgjë nuk do të marr përsipër.Kjo është një përshëndetje nga unë”.
Ky mesazh me këtë përmbajtje pas orës 9 ka arritur në dy shkolla fillore në Tetovë, gjegjësisht në shkollën fillore Liria dhe në shkollën Kirili dhe Metodi. Me të marrë këta mesazhe nga stafi pedagogjik I shkollës janë informuar pjesëtarët e policisë të cilët mënjëherë kanë ardhur në vendngjarje, shkruan Tv Koha.
Në dy shkollat e Tetovës ka arritur mënjeherë edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Edhe ai ka konfirmuar se në dy shkollat fillore në Tetovë ka arritur mesazh kërcënues për bombë.Kasami njofton se me urdhër të policisë janë evakuar nxënësit në të dyja shkollat. Kasami u bënë thirrje qytetarëve, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik.
“Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete tjera dhe se janë identifikuar si të rrejshme, gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm.Njëkohësisht njoftojmë se në shkollat tjera fillore si dhe shkollat e mesme nuk ka ndonjë paralajmërim të tillë dhe situata është në kontrollë.Apelojmë tek qytetarët, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijohet panik.Sektori i arsimit pranë komunës së Tetovës me sugjerim të organeve shtetërore të sigurisë ka shtuar kujdesin dhe mbikëqyrjen e shkollave dhe në vazhdimësi janë në komunikim me udhëheqësit e shkollave dhe organet e shtetit për sigurinë në vend” tha Kasami për Televizionin Koha.
Sikurse në shkollat e Shkupit dhe qytetet tjera në vend edhe në dy shkollat e Tetovës alarmet për bomba rezultuan të jenë të rreme. Nga ana e drejtorisë së shkollës fillore Liria thonë se fëmijët janë evakuar për gjashtë minuta.Për të mos krijuar panikë, nxënësve u është thënë se do të kryhet dezinfektim.Nga policia e Tetovës thobë se pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa të mënjëhershme.
“Deri më tani në SPB Tetovë është raportuar se kërcënime për mjet shpërthyes janë dërguar në adresat elektronike të shkollave dy shkollave fillore në Tetovë . Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt nga objektet dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga policia e Tetovës.
Alarmet për bomba deri më tani kanë qenë praktikë në shkollat në Shkup dhe pjesë tjera të maqedonisë lindore, kurse prej sot këta alarme filluan të shpërndahen edhe në shkollat e Tetovës.Nxënësit e shkollave tjera fillore dhe të mesme të Tetovës vijuan procesin edukativo arsimor.
Nga MPB njoftojnë se të gjitha denoncimet për bomba gjatë ditës së sotme kanë rezultuar të rreme,. Shtojnë se evakuimi dhe masat janë realizuar në kohë dhe se është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme.“Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme nga shkollat në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Strugë pas mesazheve të pranuara në adresat elektronike me kërcënime për vendosje mjeteve shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”.Urim HASIPI/Tv Koha
Alarm për bomba në dy shkolla të Tetovës