29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aleanca për Shqiptarët: Qeveria të ndalojë me standardet e dyfishta

Derisa apelet për respektim të masave, e madje edhe dënimet janë ashpërsuar pyesim publikisht qeverinë ku ishte sot për të parë Strugën?!

Struga sot për fat të keq ishte plot, e mbushur me njerëz, turma e të cilëve nuk respektuan distancën fizike, duke qëndruar pranë njëri tjetrit pa maska e pa doreza! Kjo i ndihmon pandemisë të vazhdojë rrugën e shpërndarjes së virusit ndërkaq neglizhenca e autoriteteve me zgjatjen e situatës do t’i kushtojë më së shumti qytetarëve të vendit, shumë prej të cilëve mbetën edhe pa punë.

Ajo që ndodhi në Strugë sot, po ndodh për herë të dytë në territorin e vendit. Sepse një tubim tjetër fetar në manastir ortodoks ndodhi edhe gjatë festës së Pashkëve dhe si në rastin e parë, si në atë sot gjithçka u transmetua live. Ndonëse qeveria herën e parë arsyetoi tubimin me arsyen se bëhej fjalë vetëm për persona kishtar, sot ky arsyetim tingëllon absurd sepse të pranishëm ishin qytetarë që kishin ardhur thjeshtë për të dëgjuar liturgjinë.

Kujtojmë se MPB reagoi shumë shpejt në Hasanbeg, madje personat e involvuar po ballafaqohen edhe me dënime derisa të tjerë pa asnjë pengesë po kryejnë obligimet fetare!

Aleanca për Shqiptarët kërkon që të njëjtat standarde të aplikohen për të gjithë pa dallim! Qeveria nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta.

Shteti ynë ka ardhur në kulmin e neglizhencës dhe mos menaxhimit të mirë të situatës! Qeveria nuk guxon të neglizhojë hapjen e bizneseve nga të cilat varet ekonomia e vendit, dhe nga ana tjetër të lejojë tubime të ndryshme.

Aleanca për Shqiptarët,

Të fundit