19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aleanca për shqiptarët vë në dukje mungesën e ujit në Tetovë

Aleanca për Shqiptarët është prezantuar me kampanjë tejet kreative në zgjedhjet për Këshillin e komunës së Tetovës.
Në njërën nga mesazhet që qarkullojnë në rrjete sociale ata thonë mjaft më mungesës së ujit të pijshëm rrëzë Sharrit. Këtë problem të madh e të vjetër të tetovarëve, Aleanca e ka artikuluar vazhdimisht duke thënë se përveç papërgjegjësisë, pushtetet kanë abuzuar me ujin.
Kësaj here ata e godasin me pak thumb këtë dukuri, duke rimuar konform fushatës së tyre rinore. Ata shkruajnë: “Laji duart Mrikë, po gjete ujë një pikë” dhe e vulosin me vulën. “Mjaft më!”
Kjo fushatë po pritet mirë dhe me pozitivitet nga qytetarët.

Të fundit