24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ali Ahmeti ka realizuar takim me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Fejsbuk, ka njoftuar për takimin e realizuar me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Pas bisedës telefonike të javës së kaluar, sot në Shkup takova kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin. Me Kasamin vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkërisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në Fjesbuk.

Gjatë takimit konstruktiv, siç informon, janë dakorduat të vijojnë përpjekjet në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm.

“Në ditët në vijim, gjithsesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tonë”, shkruan Ahmeti. sn/

Të fundit