16/04/2024
16.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ali Ahmeti kërkon zyrtarizmin e lulëkuqes si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit

Lideri i Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, e ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook ai ka shkruar:

Rreshtohem në mbështetje të fushatës së inicuar nga miku im Bardhyl Mahmuti dhe Qendra

Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Iniciativë e qëlluar për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët, e një qëndrese heroike përballë një ideologjie të errët pushtuese, e një ngjarje që nuk duhet përsëritur kurrë. Uroj formalizimin sa më të shpejtë të kësaj iniciative, edhe atë që nga 15 janari kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.almakos.

Të fundit