13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

ALI AHMETI: KRYEMINISTRIN SHQIPTAR DO TA BËJMË NË ZGJEDHJET E ARDHSHME, E KEMI NIJETIN E MIRË

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën në Jabollçishtë të komunës së Çashkës me prezantimin e agjendës së blertë dhe përbetimet e saj, projektet e programit zgjedhor, kandidatit për kryetar komune Suat Shaqiri dhe kandidatët e listës së përbashkët me subjektet tjera politike shqiptare për këshilltarë për komunën e Çashkës.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para banorëve të Çashkës foli edhe për premtimin e zgjedhjeve të kaluara, kryeministrin shqiptar.

“Nëse ju kujtohet para një viti dolëm me një platformë për kryeministër shqiptar, kishte shumë që nuk besonin, por nijeti kur është i mirë nuk ka forcë që e ndal dhe ne në zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë hyjmë me kryeministër shqiptar, kryeministër të parë në këtë vend. Pse i kemi bërë të gjitha këto? I kemi bërë për ti tejkaluar paragjykimet, për tu thënë të gjithëve që ky vend është edhe i shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.

Të fundit