24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ali Ahmeti, propozon Musa Xhaferin për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës

BDI ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm ku po zgjedh organet partiake.

Në këtë mbledhje, Ali Ahmeti ka propozuar Musa Xhaferi dhe Bekim Neziri, për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës. Përveç Xhaferit dhe Nezirit, Ahmeti propozoi edhe Juamin Sinanin, Zenun Matjanin, Memet Selamin, Shukri Masuricën dhe Nedim Ramizin.
Për këtë propozim nuk kishte asnjë votë kundër.

Në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së pritet që formimi dhe puna e organeve të rezultojë me analiza dhe vendime për të ardhmen. Kjo vjen si rezultat I letrës së hapur që I ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” ia dërgoi Ali Ahmetit duke shprehur pakënaqësi nga puna e Zv/Kryeministrit Grubi dhe mosfunksionimit për një periudhë të gjatë të trupave partiake./KlanMacedonia/

Të fundit