25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Alternativa: Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut

Alternativa e Afrim Gashit përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me vjetërsimin e lëndës së ”Titanik 2” ku akuzohet Sasho Mijallkov. Sipas tyre kjo është peshqesh për ministrin e ri të Drejtësisë.

”Lajmi se seanca për lëndën “Titanik 2″ është shtyrë, në mënyrë që kjo lëndë të vjetrohet, është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionitpolitik të mos mund të vjetrohen asnjëherë. Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit politik. Sidoqoftë, ne urojmë që ky vendim të mos jetë pjesë e pazareve për krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese. Se nëse korrupsioni politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar ëndrra europiane e këtij vendi” – thuhet në kumtesën e Alternativës.

Të fundit