Alternativa me këto emra pritet të garojë në listat për deputetë me ASH-në?! – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Alternativa me këto emra pritet të garojë në listat për deputetë me ASH-në?!

Alternativa në kuadër të koalicionit me Aleancën për Shqiptarët po zhvillon debate të brendshme nëpër forumet partiake lidhur me caktimin e emrave që do të jenë pjesë e listave për deputetë. Nga kjo parti nuk japin detaje, por jozyrtarisht po kalkulohen disa propozime.

Në njësinë e parë zgjedhore nga kjo parti po kalkulohet me emrin e stomatologut Bekim Sali, por është në lojë edhe deputeti i deritanishëm, Rexhep Memedi, mëson INA. Në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Emri i tij u zyrtarizua me nënshkrimin e koalicionit me ASH-në.
Në njësinë e gjashtë zgjedhore, Alternativa do të garojë me ministrin aktual të kulturës, Hysni Ismaili, Nexhmedin Kahrimani, Asaf Ademi dhe propozime të tjera, mëson INA. Në njësinë e pestë zgjedhore, Alternativa po shqyrton që të nxjerrë doktorin Arben Labënishti, i cili mund të jetë në treshen e parë të listës për deputetë të koalicionit me ASH-në. Alternativa në kuadër të degëve do të marrë propozimet dhe më pas do të kalojnë organet më të larta partiake. (INA)

Related posts

Katër persona nga Tetova dyshohen se janë të infektuar me llojin e virusit të Afrikës së Jugut

Televizioni Koha

Kandidatët për deputetë të Tetovës u takuan me përfaqësuesit e Lidhjes Futbollistike – Tetovë

Televizioni Koha

Klubi i Prodhuesve në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Televizioni Koha

Leave a Comment