20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Alternativa zgjedh kryetarin e degës në Tetovë, ja kush është

Mbrëmë në mënyrë solemne, pranë kuvendarëve themelues dhe përfaqësuesve të Alternativës, u themelua dega e Tetovës, ku në mënyrë unanime, për kryetar dege u zgjodh magjistri për çështje juridike, Faton Selami.

Gjatë takimit me kuvendarët e degës, kryetari i porsazgjedhur, Selami falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë në udhëheqjen e degës, duke thënë se nga ky moment Tetova do të frymojë ndryshe dhe zëshëm me Alternativë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputeti i zonës 6 nga Alternativa, Hysni Ismaili, deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi si dhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha:

”E përgëzoj Fatonin për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese. Alternativa gjithkund po jep shpresë, ku që nga Likova e deri në cepin e fundit të Ohrit, po japim shpresë për ndryshim.

Qyteti i Tetovës, do të jetë kthesa jonë e madhe politike, ndryshimi fillon prej në Tetovën e mikut tonë, Hysni Ismaili”, theksoi Gashi.

Të fundit