Ambasada bullgare reagon ndaj keqinterpretimit të deklaratës së Angelovit në lidhje me aksidentin në vendin “Sollunska Gllava” – Tv Koha
Maqedoni

Ambasada bullgare reagon ndaj keqinterpretimit të deklaratës së Angelovit në lidhje me aksidentin në vendin “Sollunska Gllava”

Ambasada bullgare në Shkup në një deklaratë me shkrim për MIA-n reagoi për, siç thuhet në reagim, interpretimin e gabuar të fjalëve të ambasadorit Angel Angelov në disa pjesë të mediave të Maqedonisë së Veriut në lidhje me hetimin e aksidentit ajror që ndodhi në vendin e quajtur “Sollunska Glava”, ku humbën jetën familja bullgare katër anëtare.

“Në lidhje me shkrimet në disa media për deklaratën e ambasadorit në Republikën e Bullgarisë, Angel Angelov, me rastin e aksidentit tragjik me aeroplanin e familjes bullgare katër anëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup kategorikisht kumton se bëhet fjalë për interpretim të gabuar të fjalëve të tij në lidhje me hetimin e incidentit. Në deklaratën e tij ambasadori Angelov i ndan vetëm pikëpamjet e tij personale, si dhe të banorëve dhe turistëve të Ohrit, për kohën e keqe në qytet, pa shtuar ose pa hequr asgjë në lidhje me hetimin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

“Njëkohësisht, Ambasada e Republikës së Bullgarisë këtë rast e shfrytëzon për ta vërtetuar bashkëpunimin e mirë midis organeve kompetente të të dyja shteteve në këtë rast”, thuhet në kumtesë. aa/mp/

Related posts

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti në Konferencën e rektorëve të universiteteve publike shqiptare

Televizioni Koha

Lëvizja BESA dënon aktin e dhunshëm ndaj gazetarëve që ndodhi në Komunën e Haraçinës

Televizioni Koha

IZET ZEQIRI : IKJA E TË PAPUNËVE TË SHKOLLUAR!

Televizioni Koha

Leave a Comment