19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim për terminet për muajin janar

Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup njoftojnë se aplikimet për termine për muajin janar duhet të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 05.12.2022 në orën 10:00 deri më 13.12.2022 në orën 15:00.

“Aplikimet për termine për muajin Janar mund të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 05.12.2022 në orën 10:00 deri më 13.12.2022 në orën 15:00. Ju lutemi merrni kohën e duhur për tu regjistruar dhe kontrolloni të dhënat Tuaja para se t’i ruani ato. Në veçanti vini re që të shënoni një adresë të saktë të emajlit. Ambasada, fatkeqësisht, nuk mund të bëjë ndryshime apo anulime. Nëse keni shënuar një adresë të gabuar të emajlit, Ju mund të regjistroheni përsëri në muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Nga Ambasada gjithashtu kërkojnë që të interesuarit të regjistrohen personalisht për një termin në Ambasadë. “Regjistrimi është pa pagesë dhe i lehtë. Për procedurën, vetëm tarifa e vizës është e detyrueshme. Formularët për aplikim, fletë-informacionet dhe rezervimi i termineve janë pa pagesë”.

“Rezervimi i një termini nga persona të tretë nuk është as i nevojshën dhe as i kuptimtë. Ambasada nuk basghkëpunon me asnjë agjenci turistike, zyrë avokatie ose me ndonjë ofrues tjetër komercial ose privat, ato madje nuk shijojnë asnjë privilegj dhe nuk kanë qasje të lehtësuar për sa i përket rezervimit të termineve. Veç kësaj, Ambasada aktualisht nuk bashkëpunon me asnjë ofrues të jashtëm shërbimi lidhur me pranimin e kërkesave për viza”, thonë nga Ambasada.

Të fundit