Lajmi i Ditës Maqedoni

Ambasadorët e BE-së: Vazhdimi i reformave, respektimi i Marrëveshjes së Prespës

Mbështetje të fuqishme për vazhdimin e reformave, për respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, për politikat e dialogut, në vigjilje të pritjeve për progres të integrimeve evropiane, shprehën ambasadorët rezidentë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm me kryeministrin Oliver Spasovski.

Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, në takimin ishin shprehur urime deri te kryeministri Spasovski dhe deri te Qeveria për zbatim të vazhdueshëm të obligimit nga Marrëveshja e Përzhinos dhe formimin e qeverisë teknike, tre muaj para zgjedhjeve, që u njoh nga ana e BE-së, si pjekuri e demokracisë në vend.

Në takim fuqishëm janë përshëndetur përpjekjet e Kryeministrit Spasovski dhe të Qeverisë për vazhdimin e reformave, për vazhdimin e dialogut me opozitën, për përcaktimet e qarta nga Qeveria për respektimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe marrëveshjet me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e zgjedhjeve korrekte të cilat kanë rëndësi të madhe për stabilitetin e qytetarëve dhe shtetin tonë dhe për integrimet në NATO dhe BE.

U vlerësua se këto janë detyrime të rëndësishme, të mara me seriozitet nga Qeveria e cila funksionon me kapacitet të plotë, siç janë nevojat shtetërore në këtë periudhë kyçe kur RMV-ja pret të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe të përparojë në sferën e eurointegrimeve. Është shprehur pritshmëri se në atë nivel të përgjegjësisë do të jenë të gjitha subjektet politike në vend.

Në takim, siç qëndron në kumtesë, u konfirmua se RMV-ja ka zbatuar reformat e nevojshme dhe u vlerësua se fokusi drejt realizimit të mëtejshëm të tyre është sinjal pozitiv ndaj vendeve anëtare të BE-së, për përcaktimin e fuqishëm për harmonizimin me standardet dhe vlerat evropiane.

Ishte theksuar se në muajt e ardhshëm Ballkani Perëndimor më shumë se çdoherë do të jetë në fokusin e BE-së, si dhe zgjerimi i BE-së mbetet në maje të agjendës evropiane.

“Jemi falënderues ndaj mbështetjes dhe rekomandimeve të liderëve të vendeve tuaja që vendimi për fillimin e bisedimeve aderuese me vendin tonë duhet të sillet dhe me çka zgjerimi i BE-së mbahet në agjendën e lartë të institucioneve evropiane”, tha Spasovski.

Kryetari i Qeverisë, Spasovski, në takim me ambasadorët theksoi se prioritet i lartë i të gjithë ministrave në Qeverinë aktuale është që të sigurojë vazhdimësi në funksionimin e institucioneve, sundimin e së drejtës dhe demokracisë, organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

“Prioritet i lartë i Qeverisë është edhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës me Republikën e Greqisë dhe Marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë dhe theksojmë se ngelemi të përkushtuar në marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët”, tha Kryeministri Spasovski.

Në takim ishte konstatuar se sjellja e ligjit për Prokurori Publike, edhe pse nuk është kusht për eurointegrimet do të jetë një porosi e mirë për përcaktimin e të gjitha subjekteve politike në vend drejt dialogut dhe drejt sundimit të së drejtës.

U theksua se në momentet e rëndësishme për shtetit është e papranueshme që politika e secilit përfaqësues të pushtetit ekzekutiv ose subjekteve politike dhe se është e patjetërsueshme që të gjithë në vend, prioritetet shtetërore ti vendosin në plan të parë.

“Mbledhja e Kryetarit të Qeverisë, Spasovski me ambasadorët rezidentë nga vendet anëtare të BE-së në vendin tonë është përshëndetur si një porosi e rëndësishme për përcaktimin e Qeverisë që të vazhdojë nga afër të bashkëpunojë me vendet anëtare të BE-së dhe me institucionet e BE-së, në kohën e pritshmërie të hapit të merituar për integrimet evropiane”, bëhet e ditur në kumtesë.

MEDIAL.mk

Related posts

81 të ndaluar për shkelje të orës policore, 500 euro gjobë për prindërit e pakujdesshëm

Televizioni Koha

Franca në gjurmët e Italisë dhe Spanjës! Të dhënat e orëve të fundit: 3,922 të infektuar, 365 të vdekur

Televizioni Koha

Takim i presidentit Pendarovski me eurodeputetët Shider, Kjuçuk dhe Valsman dhe euroambasadorin Zhbogar

Televizioni Koha

Leave a Comment