25/09/2023
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ambasadorja suedeze dyshon se aktorët gjyqësorë dhe politikë janë të vetëdijshëm se sa nga afër BE e ndjek punën me sundimin e së drejtës

Sinqerisht dyshoj se aktorët gjyqësorë dhe politikë janë të vetëdijshëm se sa prej së afërmi BE e ndjek punën në fushën e sundimit të së drejtës, porositi ambasadorja suedeze, Ami Larson Xhain, duke potencuar se nevojitet përkushtim i sinqertë nga të gjitha palët e involvuara në luftën kundër korrupsionit dhe se nuk ekziston rrugë e shkurtër drejt BE-së.

Në mënyrë të barabartë, potencoi Xhain edhe BE-ja duhet ta plotësojë pjesën e saj kur vendet-kandidate t’i përmbushin kriteret.

“Suedia mbetet partnere e përkushtuar e Maqedonisë së Veriut, në rrugën e saj drejt BE-së”, deklaroi ambasadorja, në hapjen e diskutimit “Monitorimi i sundimit të së drejtës për vendet-anëtare të BE-së dhe kandidatëve: Tejkalimi i hendekut” që u mbajt sot në Shkup në organizim të Institutit për Politika Evropiane (EPI).

Vlerat fundamentale janë temë mjaft e rëndësishme, potencoi Xhain, duke e ditur, siç tha, se për momentin “në vend jemi të fokusuar në hapa të tjerë që janë të nevojshëm që të vazhdojë rruga drejt BE-së”.

Sipas Xhain, realiteti gjeopolitik i dha impuls procesit të zgjerimit në lindje, por gjithashtu edhe Ballkanit dhe se momentumi i BE-së është rrethanë mjaft e rëndësishme.

“Ekziston momentumi për anëtarësimin e vendit tuaj në BE, me realitetin gjeopolitik me agresionin rus në Ukrainë. Maqedonia e Veriut është tërësisht e harmonizuar me politkën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Bashkërisht jemi në anën e duhur të historisë”, deklaroi Xhain.

Lufta kundër korrupsionit dhe dimensionet e tjera të sundimit të së drejtës, potencoi Xhain, janë vlera fundamentale të anëtarësimit në BE, me të cilat fillon dhe përfundon procesi i inkuadrimit.

“Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, por megjithatë akoma ekzistojnë pengesa të dukshme në rrugë. Nevojitet luftë më e strukturuar dhe sistematike kundër korrupsionit në vend. Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave akoma mbetet që të zbatohet në tërësi, si edhe Strategjia nacionale dhe plan aksionar. Një element tjetër kyç për qeverisjen e së drejtës në Maqedoninë e Veriut është të sigurohen pavarësia, kompetenca dhe resurset përkatëse për gjyqësinë”, deklaroi Xhain.

Rritja e transparencës, sipas ambasadores së Suedisë, gjithashtu, është e rëndësishme me theks, siç tha, në shpenzimin e mjeteve publike.

Të fundit