24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

AMM: Arbitraritet dhe vepër e rëndë penale është ndërprerja e programeve televizive

Arbitraritet dhe vepër e rëndë penale është ndërprerja e sontme njëorësh e ritransmetimit të programeve televizive nga ana e operatorëve kabllovik, konsideron Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) të cilin e përbëjnë pesë Televizione Kombëtare- Alfa, Alsat-M, Kanal 5, Sitel dhe Telma.

Prej atje thonë se janë të habitur me veprimin e sotëm të operatorëve kabllovik, të cilët në vend të ritransmetimit, “vendosën të ndërpresin programin pa asnjë njoftim nga ana e tyre”.

“Arsyet për këtë arbitraritet dhe vepër të rëndë penale nuk i kemi të njohura. Operatorët kabllovik thonë se bëhet fjalë për ndonjë rregullativë jokushtetuese, por për konteste rreth kushtetushmërisë së ligjeve deklarohet Gjykata Kushtetuese, ndërsa nuk shkelen marrëveshjet për ristransmetimin me televizionet dhe nuk keqtrajtohen abonuesit dhe spektatorët që për shërbimet paguajnë që të shikojnë programe. Ata që prodhojnë programe e dinë se ekrani është i shenjtë, ndaj ekranit të zi kalojnë vetëm ata që nuk dinë se sa e vështirë është puna që të prodhohet përmbajtje cilësore, por janë mësuar që pa asnjë kompensim të marrin përmbajtje dhe nga ajo të krijojnë përfitime”, thekson AMM.

AMM thekson se pesë televizionet nacionale kanë marrëveshje valide me operatorët, në të cilat marrëveshje në mënyrë precize thuhet se operatorët kabllovik nuk kanë kurrfarë të drejtë për ndryshim të programit.

“Dëshirojmë t’i njoftojmë shikuesit se 5 Televizionet tona (Alsat, Telma, Kanal 5, Sitel, Alfa) plotësisht i kanë të rregulluara të drejtat autoriale për të gjithë përmbajtjen programore që emetojnë”, thuhet në reagimin e AMM-së.

Nga Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) shpresojnë se institucionet dhe Prokuroria do të veprojnë dhe reagojnë që shkeljet e këtilla të mos përsëriten.

Për atë nëse është diçka kushtetuese ose jo, institucion kompetent është Gjykata Kushtetuese, ka porositur ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, pasi operatorët përkohësisht e ndërprenë re-emetimin e programeve televizive me përjashtim të RTVM-së në shenjë proteste, nga siç thanë “detyrimeve të imponuara jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale”.

MSHIA në reagimin e saj citon nenin 115 të LKE, sipas të cilës operatorët të cilët sigurojnë qasje deri te rrjeti i komunikimit elektronik publik munden, pa pajtueshmëri të abonuesve, përkohësisht të kufizojnë ose ndërpresin qasjen deri te shërbimet e tyre, nëse ajo nevojitet për shkak të rikonstruimit, modernizimit, në rast të ndërhyrjeve teknike ose defekteve në rrjetin. fab/

Të fundit