25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ampeva: Vendi nuk ka infrastrukturë për të importuar punëtorë të huaj

Vendi ynë nuk ka infrastrukturë për të importuar punëtorë të huaj, ndërsa punëdhënësit nuk kanë menduar dhe nuk kanë dëgjuar këshillat tona kur i kanë dëbuar punëtorët gjatë krizës së koronavirusit të cilët janë shpërngulur nëpër vendet e BE-së, thotë Kristina Ampeva nga “Glasen Tekstilec”-Shtip pasi kryetari i organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov në një intervistë për MIA-n zbuloi se disa agjenci ofrojnë punëtorë të huaj nëpër kompanitë në Maqedoni.

“Gjatë kohës së pandemisë ishte më lehtë që t’i largonin punëtorët kolektivisht, kjo vlen absolutisht për të gjithë. Pra, jo vetëm në industrinë e tekstilit dhe në pjesën tjetër, por në industrinë e tekstilit sidomos kur u pushuan nga puna gratë që përdornin masa ose ishin në shtëpi. Tani nuk ka punëtorë dhe do të importojmë nga Nepali”, tha Ampeva.

Ajo thekson se vitet e fundit punëtorët nga Maqedonia e Veriut janë larguar për shkak të kushteve të punës dhe pagave, ndërsa trendi i shpërnguljes së popullatës së kualifikuar për punë vazhdon.

Të fundit