16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Analisti Faton Aliti : Fushata e qetë, BDI top temë “Nga kjo mund të themi se BDI ka definitivisht fushatën më të suksesshme”

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik është nga përfundimi. Partitë para qytetarëve premtojnë drejtësi që do të funksionojë në mënyrë jo selektive dhe transparente, rritje ekonomike dhe zhvillim për periudhën e ardhshme, përfshirjen e të rinjve në të gjitha proceset shoqërore. Ata po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë plotësisht protokollet e mbrojtjes dhe të dalin në votim në 15 korrik. Analistët thonë se deri më tani fushata ka qenë e qetë, por e brishtë.

Faton Aliti, analist, për Zhurnal ka deklaruar se nëse fushatën zgjedhore e vlerësojmë nga aspekti i tërheqjes së votuesëve, BDI me kandidatin e tyre për kryetar qeverie ka qenë top tema e të gjitha tubimeve edhe të partive tjera por edhe në të gjitha mediat.

“Nga kjo mund të themi se BDI kanë definitivisht fushatën më të suksesshme. Opozita maqedonase, si DPMNE ashtu edhe partitë e vogla akoma është e bindur se me nacionalizëm radikal mund të fitohen zgjedhjet, që sipas meje është qasje e gabuar. Por kështu nuk mendon edhe një pjesë e LSDM-së në krye me zotriun Zaev të cilët u ngutën që mos ngecin në aspektin që të demonstrojnë se kush është shefi në këtë shtet. Dhe gabuan kuotohet. Opozita shqiptare, kushtimisht thënë opozita sepse Alternativa është në qeveri, ka ofertë, por ajo është ofertë e stërpërsëritur dhe si e tillë nuk mendoj se është diçka posaçërisht atraktive. Ata kanë hendikep se deri në Mars temë kryesore kishin gjetjen e fajtorit për mosunifikimin e opozitës, ndërsa e vetmja risi mund të llogaritet perkrahja publike e Vetvendosjes e cila megjithatë nuk është koncept politik. Besa nga aspekti i tyre grupor vepruan mirë dhe besoj se do të përfitojnë më shumë se sa të garonin vet, por në staza afatgjate mendoj se gabuan. Rezultatet do të tregojnë nëse LSDM përfiton nga ky koalicion, gjë për të cilën unë jam skeptik. Kjo më së miri do të duket në njësinë zgjedhore gjashtë”, ka deklaruar për Zhurnal, Faton Aliti.

Të fundit