29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Analizë: A mund të bashkohen pozita dhe opozita për Agjendën evropiane, siç u bashkuan për apanazhën?

Para dy javëve, deputetët e pushtetit dhe opozitës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me shumicë absolute, bashkërisht hodhën poshtë propozimin që pas përfundimit të mandatit, (deputetët) të mos mund të shfrytëzojnë apanazh dhe të trajtohen si gjithë qytetarët tjerë. Edhe pse propozimi ishte pak a shumë populist nga ana e Levicës, megjithatë ky propozim tregoi se kur janë në pyetje interesat e tyre, pushteti dhe opozita dinë të bashkëveprojnë, madje edhe nëse ndodhen në moment të kulmit të përplasjeve dhe tensioneve politike për çështje tjera.

Mirëpo kur janë në pyetje interesat e qytetarëve, bashkëveprimi mes pushtetit dhe opozitës shkon pak më vështirë. Kjo ndodh edhe kur është në pyetje agjenda evropiane e vendit. Edhe atëherë gjejnë gjuhë të përbashkët, shkruan Zhurnal.

Është mirë që Brukseli vazhdimisht përsërit vendi i plotëson kushtet për fillimin e negociatave, por edhe se duhet të vazhdojë me reformat për të bërë progres të mëtejshëm në zbatimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimin e ligjit, në legjislacionin zgjedhor, reformat në administratën publike. Ky ëhstë një moment ku puhsteti dhe opozita duhet të bashkëpunojnë mes veti, aq më tepër kur vendi ka mbështetjen e BE-së për të arritur këto synime.

Polarizimet janë të panevojshme për momentin dhe nëse nuk mund të zhduken fare, atëherë duhet të ulen në minimum. Kjo ishte edhe porosia mes rreshtave e ambasadorit të BE-së në Shkuo, David Gir gjatë prezantimit të Raportit vjetor të progresit për Maqedoninë e Veriut, raport që për shkaqe të brendshme politike në Maqedoni, sivjet u vonua gati pesë muaj.

Mesazhi i tij i dedikohet edhe pushtetit edhe opozitës, pa i përmendur veç e veç, kur thotë:

“Për sa i përket punës së Kuvendit, raporti kërkon forcimin e rolit të Kuvendit, për të zhvilluar një dialog konstruktiv, veçanërisht në funksion të agjendës së reformave evropiane. Vërehet se ka polarizim, veçanërisht në pikëpamjet me Kovid 19. Parlamenti vazhdon të ketë funksionin e tij legjislativ, por theksohet se duhet të jenë më të pakta dhe të kufizohet përdorimi i procedurave të shkurtuara për miratimin e ligjeve. Është shumë e rëndësishme që të ketë bashkëpunim mes partive të ndryshme politike për suksesin e reformave. Prandaj i bëj thirrje të gjithë deputetëve që të bashkëpunojnë për të arritur qëllimet e përbashkëta për përmbushjen e agjendës evropiane”.

Mesazhi është i qartë se as opozita nuk duhet të refuzojë me automatizëm çdo propozim që vjen nga puhsteti për tejkalim të problemeve që janë paraqitur në rrugëtimin drejt BE-së, por as pushteti nuk guxon ta përjashtojë opozitën nga të gjitha proceset e vendimmarrjes, sepse kjo është dukuri e vendeve autoritare, shkruan Zhurnal.

Për fat të keq, tek ne ndodh edhe njëra edhe tjetra. Opozita jo rrallë herë për të fituar pikë politike, ashpër kundërshton zgjidhje për çështje që vërtetë janë të ndjeshme, pa mbajtur llogari se kostoja e moszgjidhjes së këtyre çështjeve është shumë më e madhe. E në anën tjetër kemi pushtet i cili në të shumtën e rasteve me automatiëm refuzon çdo ide dhe propozim të opozitës, që nga lufta kundër koorupsionit, e deri te emërimet kadrovike.

Edhe pse vazhdimisht trumbetohet, aspak nuk mbahet llogari për faktin se ritmi i reformave varet më së shumti nga përkushtimi dhe qasja e ndershme e politikës vendimmarrëse si dhe nga konsensusi i gjerë në shoqëri.

Sepse fillimi zyrtar i negociatave për anëtarësim në BE padyshim se do të japë një mështetje shtesë për zbatimin e reformave të thella dhe të domosdoshme me dinamikë të përshpejtuar jo vetëm në harmonizimin formal në letër me jurispudencën e BE-së, por edhe në zbatimin thelbësor të tyre.

Përmendja e reformave shtesë në uftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizura në Raportin e BE-së, hap dilemën nëse Këshilli do të kishte miratuar Kornizën Negociative dhe do të kishim mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare, edhe pot ë mos ishte vetoja bullgare.

Janë shqetësuese edhe vërejtje në Raport ku vendi është vlerësuar me nota më të ulëta në krahasim me Raportin e kaluar të KE-së si gjyqësori dhe të drejtat themelore në fushën e prokurorisë publike dhe gjyqësorit, për të cilin thuhet se ka rënië me dy pikë nga 4 në 2.

Si do të debatojnë politikanët, për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është me rëndësi që negociatat me BE-në të fillojnë këtë vit dhe viti 2022 të mos jetë edhe një vit i humbur në rrugën tonë drejt Brukselit.

Për këtë padyshim se është i nevojshëm dhe domosdoshëm për çastin një bashkëveprim, që për fat të keq ende po mungon.

Athua aq vuajnë prej shkurtpamësisë së shkaktuar nga interesat ditore politike, sa që nuk e kuptojnë se bashkimi rreth gjendës evropiane është interes mbi interesat, që sjell të mira për të gjithë qytetarët e vendit. Bashkimi rreth kësaj agjende është në favor ët gjeneratave të ardhshme, që do të thotë edhe në favor të fëmijëve të tyre, në favor të nipave e mbesave të tyre.

Nëse nuk munden ta peceptojnë në këtë mënyrë, atëherë le ta perceptojnë nga një këndvështrim tjetër: nga këndvështrimi se me afrimin drejt BE-së dhe anëtarësimin e vendeit në këtë organizatë të fuqishme ekonomike dhe politike, do të rriten edhe apanazhet e politikanëve. Ndoshta kështu stimulohen më shumë për të bashkëpunuar në agjendën evropiane, në qoftë se nuk kanë ndonjë agjendë tjetër që nuk e parasheh ligji, por që u siguron shumë më shumë se sa që do mund t’u siguronte apanazha e nivelit evropian.///Zhurnal

Të fundit