21/05/2022
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Analizë: Pas rritjes së pagës minimale sa duhet të rriten pagat e administratës, arsimit, shëndetësisë, …?

A do të hapet “Kutia e Pandorës” me rritjen e pagës minimale nga 15.200 në 18.200 denarë është pyetje që e parashtrojnë shumë analistë dhe njohës të sferës ekonomike. Përgjigjet ndaj kësaj përgjigje janë të ndryshme. Ka mendime se rritja e pagave stimulon konsumin dhe në këtë mënyrë edhe prodhimtarinë dhe tregtinë, por ka edhe mendime se rritja e shpejtë dhe e paparamenduar mirë mund të nxisë inflacion dhe në fund kosto e jetesës të rritet më shumë se sa rritja e pagave.

Një pjesë e tyre meren edhe me analizë se si do të reflektohej rritja e roogës minimale në kondicionin e biznesit vendor, kurse posaçërisht shprehin brengosje për kondicionin e buxhetit shtetëror.

Me rritjen e pagës minimale, janë paraqitur edhe kërkesa për harmonizim të pagave tjera konform kësaj rritje.

Nëse rriten së paku aq sa është rritur paga minimale, respektivisht për 3.000 denarë (50) euro, sa do të jetë kostoja për buxhetin shtetëror? Duke pasur parasysh se në Maqedoninë e Veriut numri i “buxhetorëve” sillet nga 140 mijë deri në 170 mijë, rritja e pagave të tyre për 50 euro, do të kushtonte shtetin nga 7 deri në 8.5 milionë euro në muaj. Shumëzuar me 12 muaj, kjo shifër do t’i afrohej 100 milionëshit, e madje edhe mund ta kalojë. Është shifër mjaft e lartë për një vend të varfër dhe të vogël si Maqedonia e Veriut, me buxhet vjetor prej 4 miliardë eurove.

Këtu është edhe momenti politik që kyçet në “lojë”. Nëse me rritjen në 18 ijë denarë qeveria përfitoi simpatitë e 80 mijë të punësuarëve që janë me pagë minimale, refuzimi i rritjes së pagës edhe për të punësuarit tjerë, do të shkaktonte humbje të simpative ndaj qeverisë te nuër ndoshta pesë fish më i madh se 80 mijë.

Këtë moment e shfrytëon opozita, respektivisht VMRO-DPMNE, e cila do të përkrahë rritjen e pagës minimale, por njëkohësisht propozon amendament për rritje edhe të pagave tjera, konform rritjes së “minimalit”.

Kuptohet se edhe sindikata këmbëngul në një gjë të tillë, e madje paralajmëron punëdhënësit se mund të paditen për vepër penale nëse nuk respektojnë Nenin 8 të marrëveshjes.

Qeveria për momentin në paraqitjet e veta theksin e vendos tek rritja e “minimalit”, kurse për rritjet e pagave tjera parimisht jep mendim pozitiv, por nuk fokusohet aq shumë në atë temë.

Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se rritja e pagës minimale nuk nënkupton vetëm rritje të njëhershme të pagës minimale, por se përmes metodologjisë së re për harmonizimin e pagës minimale propozohet një zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme.

“Rritja e pagës minimale nga 15.200 denarë në 18.000 denarë është rritje e njëhershme e pagës minimale me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare. Por ajo që është thelbësore është se është një zgjidhje sistematike përmes një metodologjie të re për harmonizimin e pagës minimale me 50 për qind të rritjes së pagës mesatare dhe 50 për qind e përqindje së indeksit të jetesës”, tha Besimi.

Ai është optimist se rritja e pagës minimale “do ta paguajë vete”, sepse kjo do të ndikojë në rritjen e produktivitetit, si dhe në konkurrencën e ekonomisë.

Të fundit