Rritje e re e borxheve të institucioneve shtetërore, ministrive, agjencive, komunave. Të dhënat e reja të Ministrisë së Financave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit detyrimet e prapambetura, por të papaguara të institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe qendror arritën në gati 400 milionë euro. “Portalb”-i në dy vazhdimet e “Analizës” do të publikojë të dhëna për situatën sipas sektorëve, në nivel të ministrive, agjencive, shëndetësisë, arsimit, me një krahasim të situatës në fund të vitit 2021 dhe në raport me tremujorin e parë, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.
Borxhet e shëndetësisë kaluan 95 milionë euro…
Për gjashtë muaj, apo në fund të qershorit, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të institucioneve shtetërore në nivel qendror, si dhe të ndërmarrjeve publike në nivel lokal janë rritur për gati 8 milionë euro. Në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të parin, borxhet e shtetit janë rritur për mbi 8 milionë euro. Praktikisht kjo do të thotë se viti ka nisur me ulje të borxheve në krahasim me dhjetorin – por gjatë tre muajve të parë janë krijuar detyrime të reja të prapambetura, por të papaguara, dhe për këtë arsye në tremujorin e dytë ka rritje.
Detyrimet e prapambetura, por të papaguara
Qershor 2022 | 399 379 445 euro |
Mars 2022 | 391 206 751 euro |
Mars 2022 | 571 449 euro |
Nga analiza krahasuese e “Portalb” rezulton se në vetëm tre muaj pothuajse të gjithë sektorët kanë “akumuluar” fatura të papaguara, si dhe ka një rritje të ndjeshme të borxheve në shëndetësi dhe te përdoruesit e buxhetit të linjës së parë (si ministritë, disa agjenci, institucionet shtetërore, arsimi).
Ja çfarë tregojnë të dhënat – në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të institucioneve shëndetësore publike arritën në 95,3 milionë euro, të cilat u rritën për gati 10 milionë euro për vetëm tre muaj, përdoruesit e buxhetit të linjës së parë raportuan borxhe te prapambetura dhe të papaguara në vlerë prej 17 milionë eurosh, që është për 5,4 milionë euro më shumë se në fund të muajit mars. Për tre muaj janë rritur edhe borxhet e ndërmarrjeve publike komunale – kanë arritur në 65,5 milionë euro.
Detyrimet e prapambetura, por të papaguara
Qershor 2022 | Mars 2022 | |
NP dhe kompanitë në pronësi shtetërore | 126,8 milionë euro | 134.0 milionë euro |
Përdoruesit e buxhetit (vija e parë) | 17,0 milionë euro | 11,6 milionë euro |
Shëndeti publik | 95,3 milionë euro | 85,5 milionë euro |
Ndërmarrjet publike komunale | 65,8 milionë euro | 65,0 milionë euro |
Komunat | 69,9 milionë euro | 71,7 milionë euro |
Ndërmarrjet publike në nivel qendror vazhdojnë të kenë detyrimet më të mëdha të prapambetura, por të papaguara, të cilat në fund të gjashtëmujorit të parë arritën në 126,8 milionë euro, dhe ishin zvogëluar në krahasim me fundin e tremujorit të parë. Rënie ka edhe te komunat të cilat në fund të qershorit raportuan një borxh prej gati 70 milionë eurosh.
Mbi çfarë baze janë borxhet më të mëdha? Të dhënat tregojnë se shumat më të larta të detyrimeve të papaguara dhe të prapambetura janë për shërbimet komunale dhe për blerjen e materialeve dhe inventarit – në tremujorin e dytë, krahasuar me të parin, këto borxhe janë rritur. Kështu, institucionet shtetërore, agjencitë, ndërmarrjet publike, në bazë të faturave të papaguara për energji elektrike, transport, komunikim, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit arritën në gati 72,9 milionë euro, me një rritje prej 6,6 milionë eurosh për vetëm tre muaj, kurse në bazë të materialeve dhe inventarit të imët borxhi është gati 79 milionë euro.
Detyrimet e prapambetura, por të papaguara
Shërbimet komunale | 72,9 milionë euro |
Materiale dhe inventar i imët | 78,7 milion euro |
Shpenzime të tjera aktuale | 59,0 milion euro |
Shërbime kontraktuese | 43,8 milionë euro |
Ndërtime dhe objekte të tjera ndërtimore | 40,1 milion euro |
Për ndërtimet e përfunduara dhe të papaguara dhe për objektet e tjera ndërtimore, borxhi arrin në 40,1 milionë euro, ndërsa borxhi për blerjen e automjeteve në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik ishte 1,3 milionë euro.
Në vazhdimin e dytë të Analizës do të publikojmë detaje për borxhet në nivel të institucioneve individuale, ministrive, komunave, ndërmarrjeve publike.