24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anëtarët e misionit të OSBE/ODIHR në takim në KSHZ

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) patën takim me shefin e Misionit vëzhgues për zgjedhje të OSBE/ODIHR, Tana de Zuleta dhe me përfaqësues të misionit, në të cilin u biseduan të gjitha aspektet nga procesi zgjedhor, duke i përfshirë edhe pjesëmarrësit në zgjedhje.

Siç kumtoi KSHZ-ja, përfaqësuesit e Misionit të OSBE/ODIHR ishin të interesuar për mënyrën dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Komisioni, si përgjigje e ndryshimit të kornizës ligjore, menjëherë para shpalljes së Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përfaqësues të OSBE/ODIHR informuan se janë bërë disa ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, duke i përfshirë mundësinë që nënshkrimet e votuesve në procedurën e kandidimit të mblidhen krahas personave zyrtarë të KSHZ-së dhe para noterit, votim në institucionet e veçanta për kujdes jashtë familjare se është paraparë Pilot-projekt për metodë të re të identifikimit të votuesve, se në Listën zgjedhore do të jenë të gjithë qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë 18 vjet, pa dallim nëse kanë apo jo dokumente të vlefshme personale, me ç’rast të drejtën e votës do të mund ta realizojnë vetëm ata qytetarë të cilën kanë dokumente të vlefshme personale në ditën e votimit.

“Risi e re për këto zgjedhje është se pas ankesave për mbrojtjen e të drejtës personale zgjedhore do të vendosin komisionet komunale zgjedhore, ndërsa pas ankesave tjera në procedurën për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve do të vendos KSHZ-ja, e cila në pajtim me ndryshimet e reja ligjore do të mund të sigurojë dhe të grumbullojë dëshmi”, theksohet në kumtesën e Komisionit.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski i informoi përfaqësuesit e Misionit vëzhgues për zgjedhjet e OSBE/ODIHR-së, për rëndësinë për trajnimin e vazhdueshëm të obligueshëm të administratës zgjedhore, si dhe për rezultatet të cilat këto trajnime i kanë pasur në zgjedhjet paraprake.

Për transparencë më të madhe dhe me qëllim që qytetarët të informohen në kohë për rezultatin nga votimi në ditën e zgjedhjeve, siç theksohet, në vijim është furnizimi i aplikacionit të ri për grumbullimin e rezultateve, përmes të cilit do të mundësohet publikim më i shpejtë i rezultateve të para nga votimi, si dhe publikim i jehonës së votuesve, me çka sivjet KSHZ-ja do t’i publikojë në çdo dy orë.

Përfaqësuesit e Misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR, në takim treguan se detyra e tyre është vëzhgimi i zgjedhjeve, pas çka do të japin raport dhe rekomandime për zgjedhjet e mëtutjeshme, theksohet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e KSHZ-së. .MEDIAL.mk

Të fundit