19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angellov: Një helikopter i policisë e shuan intensivisht zjarrin në rajonin e Berovës

Një helikopter policor që nga mëngjesi i sotëm intensivisht është duke e shuar zjarrin në rajonin e Berovës, tha për MIA-n, Stojançe AngeLlov, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK). Helikopteri filloi të hidhte ujë nga ajri nga ora 5 e mëngjesit.

“Aerotraktori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të arrijë rreth orës 10:00. Për momentin janë dhjetë zjarrfikës të NJTZ Berovë dhe 30 pjesëtarë të Pyjeve Kombëtare nga dega Berovë, tha Angelov.

Ai theksoi se po vijnë edhe zjarrfikëse nga Vinica, Radovishi, Koçani, Strumica, Tetova.

Shefi i NJTZ-Berovë, Sashko Rumenkovski paraprakisht për MIA-n informoi se me ndihmën e helikopterit është parandaluar përhapja e zjarrit drejt pyllit me pisha dhe rreth zjarrit është bërë një rreth. Fillimisht u pushtuan rreth 50 hektarë pyll me kërcell të lartë, në një zonë malore të paarritshme.

Autoritetet thonë se ka të dhëna se edhe ky zjarr mund të jetë i qëllimshëm

Të fundit