29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angellovka: Ka hapësirë që masa 14.500 të vazhdojë edhe në qershor, propozim dekreti sot shqyrtohet në Qeveri

Masa qeveritare 14.500, e cila ishte e vlefshme për muajin prill dhe maj, ekziston mundësia që ajo të jetë e vlefshme edhe për muajin qershor, sipas të njëjtave kritere. Propozim dekreti është përgatitur dhe duhet të shqyrtohet në seancën e sotme të qeverisë, njoftoi ministrja e Financave, Nina Angellovska sot në konferencë për shtyp.

“Synimi i qeverisë është të ndihmojë biznesin dhe ekonominë. Ngjarjet, analizat dhe pritjet na japin të drejtën dhe hapësirën për të vlerësuar se ekziston mundësia që masa të vazhdoj edhe për një muaj shtesë, pra do të jetë e vlefshme për muajin qershor sipas të njëjtave kritere dhe për të cilat kemi përgatitur propozim dekret. Sot, Sekretariati i Përgjithshëm do t’i propozojë Qeverisë, propozim dekretin që ajo të sillet dhe miratohet gjatë kësaj seance dhe kështu t’i jepet ndihma e nevojshme, ndihma e kërkuar për bashkësinë e biznesit sipas mundësive”, tha Angellovska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ajo theksoi se për muajin e parë të vendosjes së masës ishin paguar rreth 30 milion euro, muajin e dytë të jetë diç më pak se 30 milion sepse 1.000 ndërmarrje më pak aplikuan, ndërsa 18.000 u përshtaten në muajin e parë dhe të dytë dhe rreth 2.500 kompani të reja aplikuan vetëm për muajin e dytë për të marrë mbështetje.

Ministrja shtoi se 5,9 miliardë denarë janë ndarë për masën në mënyrë që të kemi paketë masash në grupin e tretë, kur u prezantua të thuhej se ekziston hapësirë ​​e caktuar ose e lirë, sipas zhvillimeve në ekonomi, nëse vlerësohet se ka nevojë të jepet mbështetje shtesë ose ndihmë ose vazhdimësi të mundshme e një pjese të masave.

Sipas të dhënave të Drejtorisë të Ardhurave Publike, në muajin prill ka pasur mbështetje me masën 14.500 për 21.215 kompani, ndërsa në muajin maj ka pasur 20.507. bs/fab

Të fundit