19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angellovska -Bezhovska: Denari mbetet stabil

Është e rëndësishme që kriza shëndetësore nga koronës, në korniza globale të qetësohet deri më mes të vitit, që pastaj të lehtësohen masat për mbrojtje të shëndetit dhe ekonomia gradualisht të kthehet në normalitet. Është shumë e rëndësishme që goditja e shkaktuar nga paraqitja e virusit korona të zgjasë sa më shkurtë që të mos ketë efekte më të mëdha negative ndaj bilanceve të firmave dhe të sektorit financiar. Tashmë vitin e ardhshëm, sipas projeksioneve të FMN-së pritet rritje e përshpejtuar e ekonomisë globale prej rreth 5,7 për qind, si dhe përshpejtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë maqedonase.

Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, në një intervistë për Zërin e Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Takimet Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilat këtë vit mbahen në mënyrë elektronike, bëri të ditur Banka Popullore.

“Goditja nga pandemia, këtë vit do të reflektojë me rënien e aktivitetit në të gjitha ekonomitë. Por gjatë kësaj, sipas pritjeve të FMN-së, te ekonomitë në zhvillim dhe ekonomitë me rritje të shpejtë në mesin e të cilave edhe e jona, rënia do të jetë më e vogël në krahasim me atë të ekonomive të zhvilluara”, theksoi Angellovska-Bezhovska.

Në intervistën, guvernatorja foli edhe për mbështetjen financiare të marrë nga FMN-ja, përmes Instrumentit për Financim të Shpejtë, me çka tha se ajo do të kontribuojë edhe për rritjen e rezervave devizore.

“Mbështetja e marrë financiare nga FMN-ja paraqet edhe konfirmim për themelet e shëndosha të ekonomisë sonë. Ajo është edhe mjet ndihme për marrjen e llojeve të tjera të ndihmës financiare, përfshirë edhe përmes instrumenteve të Bashkimit Evropian”, theksoi guvernatorja.

Angellovksa -Bezhovksa theksoi se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe se nuk duhet të ekzistojë kurrfarë shqetësimi për valutën vendore. (koha.mk)

Të fundit