23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angellovska – Bezhovska: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta, nuk ka nevojë për kurrfarë frike

Depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Nuk ka nevojë për kurrfarë frike te qytetarët. Baza e depozitave është e qëndrueshme, porositi guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska – Bezhovska në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma.

Angellovska – Bezhovska theksoi se si edhe në çdo gjendje të krizës ka pasur presion të caktuar mbi bazën e depozitave dhe sinjale të tërheqjes së caktuar të depozitave në nivel ditor në gjysmën e dytë të marsit dhe fillim të prillit, por tashmë nga mesi i prillit ka stabilizim të gjendjes.

“Si edhe në çdo episod krize të cilën e kemi pasur, vjen deri te përkeqësimi i perceptimit te qytetarët. Shqetësimi ndjehet te baza e depozitave në bankat në gjysmën e dytë të marsit dhe fillim të prillit, por që atëherë gjendja është stabilizuar. Nuk kemi rënie të depozitave, kemi presion të caktuar mbi bazën e depozitave dhe sinjale të tërheqjes së caktuar, por megjithatë në fund të muajit, gjendja tregon stabilizim dhe kemi rritje të caktuar”, tha Angellovska-Bezhovska.

Vlerësoi se tani presioni mbi bazën e depozitave ka qenë dukshëm më i vogël në krahasim me gjendjet e tjera të krizës që i kemi pasur si shtet.

Lidhur me masat që po ndërmerren për sektorin real, guvernatorja tha se është shumë me rëndësi që masat të targetohen mirë dhe të bëhet vlerësim i mirë.

“Si Bankë Qendrore nuk i kemi të gjitha informacionet që të japin vlerësim të bazuar”, theksoi Angellovska-Bezhovska.

Ajo bëri të ditur se shënohet trend i uljes së llogarive të bllokuara edhe te personat fizikë dhe juridikë. Sipas të dhënave të fundit në përfundim me prillin, numri i llogarive të bllokuara është 227 mijë që është për pesë mijë më pak. ar/

Të fundit