24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angellovska: Rritje të pagesës së TVSH për 11 për qind – TVSH-ja ime jep rezultate

Për 11 për qind është përmirësuar pagesa e TVSH-së në gjashtëmujorin e parë të zbatimit të TVSH-ja Ime. Ministrja e Financave Nina Angellovska, thotë se përmirësimi i pagesës së TVSH-së është tregues se masa jep rezultate në shkatërrimin e ekonomisë gri, ndërsa 260.000 qytetarë-kontrollorë për të njëjtën marrin shpërblim përmes kthimit të TVSH-së, por edhe përmes lojës shpërblyese TVSH-ja ime#Shpërblimi im.

“Analiza cost benefit tregon se TVSH-ja ime është masë e suksesshme e cila jep rezultate. TVSH-ja ime është masë për stimulimin e pagesës së të ardhurave, si rezultat i tatimit të vlerës së shtuar, dhe mes tjerash t’i shpërblejë qytetarët me kthim derisa janë kontrollorë dhe i kërkojnë llogaritë fiskale. Nëse i merrni gjashtë muajt nga korriku e deri në fund të vitit nga vendosja e masës, shtatë milionë euro janë kthyer mbrapa te qytetarët. Rreth 260.000 qytetarë skenojnë llogari, kjo është 260 mijë kontrollorë të cilëve ua janë kthyer mjetet. Pagesa e TVSH-së është rritur për 11 për qind në gjashtë muajt pasi është vendosur masa në krahasim me periudhën e vitit të kaluar. Analiza cost benefit tregon se nëse do të ishte normale rritja prej gjashtë për qind pa masën – që nuk është aq, sepse mesatarja është 3,5 për qind të rritjes së TVSH-së në 10 vitet e fundit, me masën janë plotësisht 23 milionë euro të mbledhura si rezultat i masës TVSH-jam ime. Do të thotë me shtatë milionë euro, kemi pasur efekt prej 23 milionë euro”, thotë Angellovska në emisionin “Top Tema”.

Angelllovska theksoi se përmes gemifikimit, në raportet e Komisionit Evropian është cituar se njëra ndër masat më të mira për përballje me ekonominë gri. Qytetarët të cilët skenojnë llogari kanë dobi të trefishtë – ndihmojnë në shkatërrimin e ekonomisë gri, që do të kontribuojë në të ardhmen të marrin shërbime më të mira publike, marrin kthimin e TVSH-së dhe marrin mundësi për shpërblim përmes Lojës shpërblyese TVSH-ja ime#Shpërblimi im.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Financave dje janë tërhequr edhe 15 fituesit më të lumtur të shpërblimit prej nga 100 mijë denarë, ndërsa të cilët kanë skenuar llogari gjatë shkurtit.

Lupço Nikollovski, Zhivko Popoviq, Toni Ristovski, Ivan Mitevski, Jovo Kostovski, Zoran Tushevski, Dejan Mijajlloviq, Martina Anpevska, Natasha Stanojkovska, Imran Shiroki, Zorica Koçovski, Nebojsha Arsiq, Laste Petrinski, Mica Paçkovska dhe Elizabeta Joveva janë qytetarët të cilat janë tërhequr në xhiron e tretë që u emetuar në Kanal 5 dje në mbrëmje.

Fituesit janë nga Shkupi, Prilepi, Shtipi, Tetova dhe Kumanova. Mia.ar/

Të fundit