29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angelovska: Masat e reja janë dizajnuar për ta mbështetur prodhimin e vendit

Paketa e re e masave synon të ofrojë stimulim të konsumit privat me theks në ekonominë e vendit, furnizimin e brendshëm dhe kompanitë vendase. Në këtë mënyrë përmes mbështetjes financiare të qytetarëve, do të mbështetet prodhimi i Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi Ministrja e Financave, Nina Angelovska.

“Masat janë të targetuara kështu në mënyrë që ta amortizojnë goditjen ekonomike, të ofrojnë stimulim të konsumit privat me theks në ekonominë e vendit, furnizimin e brendshëm dhe kompanitë vendase. Po flasim për produkte dhe shërbime vendase, duhet ta kemi parasysh që në mesin e sektorëve të prekur janë një pjesë e madhe e sektorëve të shërbimeve. Nëse e shikoni strukturën tonë të produktit të brendshëm bruto, rreth 65 për qind kontribuojnë në konsumin privat. Po flasim për masa për një periudhë për rivitalizimin e ekonomisë, gjatë rihapjes, gjegjësisht në momentin kur hapet shitja me pakicë, hapen mollet”, tha Angelovska si mysafire në emisionin “Magazina ekonomike”.

Ajo theksoi se stimulimi i konsumit të brendshëm do të targetohet.

“Për t’i ndihmuar më të prekurit, atyre që kanë më shumë nevojë, grupet e cenueshme, punëtorët me të ardhura të ulëta. Ne po flasim për një sërë masash nga njëra anë të drejtuara kah grupe të caktuara qytetarësh, nga ana tjetër të drejtuara kah sektor, segmente dhe industri të caktuara. Bëhet fjalë për masa që në një afat të shkurtër duhet të japin rezultate në ekonominë në mënyrë që të mund të flasim për rënien më të vogël ekonomike në krahasim me rajonin, siç na parashikohet. Ne duhet ta kemi parasysh se rënia e ekonomisë dhe mënyra sesi do të ballafaqohemi, do të varet shumë nga masat që marrim”, potencoi Angelovska.

Ministri i Financave theksoi se masat nga grupi i parë dhe i dytë kanë bërë amortizim dhe u vlerësuan si nga Komisioni Evropian ashtu edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. ls/

Të fundit