20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anketë: Fajzer dhe Sputnik-V vaksinat më të preferuara, 57,7 për qind e të qytetarëve kanë shprehur interesim për imunizim

Fajzer dhe Sputnik V janë vaksinat më të preferuara mes të anketuarve në anketën e Institutit për Hulumtime Politike nga Shkupi (IHPSH). Hulumtimi është zbatuar në telefon në periudhën mes 11-14 prillit të vitit 2021 tek 1112 të anketuar të rritur në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga të anketuarit 57,7 për qind janë shprehur se do të imunizohen nëse kanë mundësi, 24,5 kanë thënë se nuk do të vaksinohen, ndërsa 17,8 janë në mëdyshje.

Në pyetjen se cilën vaksinë do ta marrin, nga qytetarët 21,8 për qind janë shprehur për Sputnik V, 21,6 për Fajzer, 13,8 për cilëndo qoftë, 6,2 për Astra Zeneka, 4,4 për qind për Sinofarm dhe 3,1 për Moderna. Në pytjen e njëjtë 16,1 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të marrin asnjë vaksinë, ndërsa 12,7 për qind ende nuk kanë vendosur se me cilën vaksinë do të imunizohen.

Nga të anketuarit në Anketën e IHPSH, 46,1 për qind konsiderojnë se shteti më keq ballafaqohet me korona krizën nga vendet e rajonit, ndërsa 32,6 për qind janë shprehur se Maqedonia e Veriut ngjashëm ballafaqohet sikur edhe vendet tjera.

Hulumtimi është realizuar me shfrytëzimin e një mostre të ngjashme të certifikuar që të ruhet përfaqësimi i popullatës në vend. Sipas IHPSH-së, në të janë ruajtur specifikat demografike të popullatës si strukturë gjinore, grupmoshat, shkalla e arsimit dhe përkatësia etnike, me ndarje adekuate të të anketuarve siaps vendit të jetesës dhe përfaqësimit rajonal, me atë që Shkupi ëdhtë marrë si tërësi e veçantë për shkak të veçorive të saj.

Nga IHPSH përmendin se të gjitha hulumtimet e Institutit i nënshtrohen gabimit statistikor i cili arrin +/- 3 për qind, ndërsa për shkak të asaj të gjitha rezultatet e prezantuara në raport mund të lëvizin në atë interval.

Të fundit