25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anketë: Pjesa më e madhe e sllovenëve vlerësojnë se po përmirësohet situata me epideminë

Sipas anketës që e publikoi Agjencia Informative Sllovene (STA), 70 për qind nga qytetarët vlerësojnë se po përmirësohet situata me epideminë e koronavirusit në vend.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, rezultatet tregojnë se qytetarët janë gjithnjë e më tepër optimist ndaj epilogut të epidemisë, pasi para një jave hulumtimi i mendimit publik tregoi se 57 për qind të sllovenëve vlerësojnë se punët po lëvizin në drejtimin pozitiv.

Sipas rezultateve të agjencisë Valikon, e cila i bën këto hulumtime, një e pesta e të anketuarve kanë thënë se masat e fundit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes të qytetarëve me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit, janë tepër rigoroze. bsh/

Të fundit