24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anti-korrupsioni e ka marrë dhe është duke e analizuar marrëveshjen për korridoret 8 dhe 10-D

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e mori Kontratën me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel and Enka” që e ka kërkuar si pjesë e dokumentacionit për rastin që ka hapur lidhur me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d pas njoftimeve në media për përzgjedhjen e supervizorit dhe tashmë ka formuar një ekip prej katër këshilltarësh për të analizuar çështjen. “E kërkuam kontratë, e morën dhe po punojmë në të gjitha dokumentet, që do të thotë se analiza është në proces”, tha  kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

“E formuam ekipin. E saktë. Ekipi përbëhet nga katër këshilltarë. Të gjithë janë specialistë në fushën e tyre. Për shembull, dikush në prokurimet publike më shumë, dikush në pjesën e punësimeve. Kemi një studiues të shkëlqyer, ai sigurisht është i përfshirë. Këshilltarin të cilin në baza të rregullta, sipas sistemit elektronik i ka rënë lënda, anëtari i komisionit Katica Nikollovska, e përfshiva në lëndën, kështu që me forca të përbashkëta do të ecim përpara. Nuk mund të them ndonjë afat të rreptë sepse edhe koha jonë është pak e ndarë. Jemi të përfshirë vazhdimisht në skriningjet. Javën e kaluar Katica u kthye, javën e ardhshme unë duhet të shkoj, mirëpo ekipi i këshilltarëve punon. Ne koordinohemi edhe kur nuk jemi fizikisht të pranishëm, na lejon teknologjia. Kjo lëndë na rëndon më shumë se të gjitha, andaj janë bërë të gjitha përpjekjet që ajo të ndodhë sa më shpejt”, tha Ivanovska, e cila mori pjesë në ligjëratën në kuadër të fushatës promovuese për luftimin e korrupsionit “Bëhuni heronj të ndershmërisë” në SHF “Kole Nedelkovski” në Komunën Qendër.

 

Të fundit