29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Antikorrupsioni do të kërkojë që Qeveria vetë të veprojë për ndërtimet pa leje në Ohër dhe Strugë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të kërkojë nga Qeveria që të merr aktivitete për t’i marrë kompetencat nga Komuna e Ohrit, e Strugës dhe Debërces, për t’i rrënuar ndërtimet pa leje.

Siç tha kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, arsye për këtë është shuma e vogël që Ohri në 2019 e ka ndarë për angazhimin e kompanive që duhet t’i rrënojnë ndërtimet pa leje.

“Komuna e Ohrit në vitin 209 ka vetëm një marrëveshje me një operator edhe atë prej 1.5 milionë denarëve, duke llogaritur edhe TVSH-në. Theksojmë se kjo është shumë e vogël, Komisioni do të kërkojë nga Qeveria që t’i marrë kompetencat nga të gjitha komunat, që janë në këtë rajon dhe të veprojë në lidhje me ndërtimet në fjalë”, tha Ivanovska.

Vitin e kaluar Komisioni nisi procedurë dhe kërkoi ta anulohet tenderi për zgjedhje kompanisë që duhej të rrënonte ndërtimet pa leje, pasi tenderin e fitoi një kompani që kishte lidhje me këshilltarin e Ohrit, Nefi Useini./Telegrafi/

Të fundit