19/03/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Antikorrupsioni heton prokuroren Lile Stefanova pasi bleu banesë 70 mijë euro!?

Prokurorja Lile Stefanova ka blerë banesë me vlerë prej 70 mijë eurove, ndërsa për këtë rast, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, ka hapur procedurë hetimore.

Bëhet fjalë për banesë të blerë në emër të vajzës së saj të papunësuar, trasnmeton Zhurnal.

“Në rastin si blerës i banesës paraqitet Renata Stefanova nga Radovishi, vajza e prokurores publike nga Radovishi, Lile Stefanova. Për këtë është lidhur marrëveshje për shitblerje mes Adora Inzhenering si shitës dhe Renata Stefanova si blerës. Dyshime shtesë për këtë rast lindin nga fakti se as Stefanova e as vajza e saj nuk kanë marë kredi në periudhën kur është blerë banesa. Ajo që është interesante është që Stefanova sipas të dhënave të byrosë kreditore nuk ka të ardhura minus në asnjë kartelë të saj, me çka shtrohet pyetja prej cilave para prokurorja bleu banesën nëse nuk harxhoi asnjë denarë nga paga e saj”, shkruan Infomaks.

Antikorrupsioni ka hapur procedurë hetimore për prokuroren Stefanova, prokurore e cila ishte pjesë edhe e PSP-së.//Zhurnal.mk

Të fundit