Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor

Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor, ka vendosur qeveria në seancën e sotshme, njoftoi ministri i Arsimit Arbër Ademi, në profilin e tij në Fejsbuk.

Ministri Ademi thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotshme ka miratuar pako të masave në arsim me të cilat sigurohet funksionimi i pandërprerë i sistemit edukativo-arsimor.

“Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor. Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia. Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2020/2021 do të realizohet në qershor, si dhe do të rregullohen regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë”, shkruan Ademi.

Më shumë hollësira lidhur me masat në arsim, për të menaxhuar me Kovid, ai do i kumtojë në konferencën për shtyp, e cila është në vijim. bs/bsh/

Related posts

Janevski: Disa anëtarë të së njëjtës familje mund të marrin vauçer 6.000 denarë për pushimet verore

Televizioni Koha

Reka në Kërçovë, Pendarovski në rajonin e Shkupit dhe Siljanovska në Krushevë

Televizioni Koha

Remenski: Me Boki 13 jemi vetëm miq, nuk kam asnjë lidhje me rastin “Zhvatja”

Televizioni Koha

Leave a Comment