29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

AP-ja e KB-së votoi rezolutë kundër spekulimeve për vaksinën ndaj koronavirusit

Të gjitha vendet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së mbrëmë votuan për Rezolutë që thirr në ndalesë të çfarëdo spekulimeve lidhur me vaksinën e koronavirusit. Edhe pse vaksinë akoma nuk ka, po pritet të krijohet.

Dokumenti kërkon zhvillimin e shpejtë të ilaçeve, vaksinave dhe pajisjeve mjekësore për ta mposhtur pandeminë dhe e nënvizon rolin kryesor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në luftën kundër sëmundjes.

SHBA-ja javën e kaluar e ndërpreu financimin e OBSH-së për shkak të pakënaqësisë së Administratës në Uashington me punën e kësaj organizate në parandalimin e pandemisë.

SHBA-ja dhuron rreth 400 milion dollarë në vit në OBSH, ose 15 për qind e buxhetit të përgjithshëm të kësaj organizate që është 4.5 miliardë dollarë.

Sipas informacioneve të fundit, pothuajse 2.5 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në total, ndërsa më shumë se 170,000 kanë vdekur. ls/fab

Të fundit