25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Apasievi kërcënon me një bluzë me mbishkrimin “Do të vareni bashkë”

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e djeshme parlamentare, ku u diskutua për propozim-amandamentet e Ligjit për marrëdhëniet e punës, u paraqit i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Do të vareni bashkë”, që nënkupton mesazh për varje për funksionarët shtetëror.

Në fjalimin e tij parlamentar, Apasiev foli kundër ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10, duke shtuar se me këto ndryshime ligjore, propozuesit po përpiqen të “fusin skllavërinë normale nën flamurin evropian, me standarde afrikane”.

“Me këtë dëshironi me ngulm të na bëni një koloni të imperializmit amerikan, duke favorizuar një konsorcium që do të thithë burimet e shtetit, por edhe do të thithë djersën e punëtorëve. Gjegjësisht, në vetë Bashkimin Evropian, Direktiva numër 88/2003 thotë se “orari mesatar i punës për çdo periudhë shtatëditore, duke përfshirë punën jashtë orarit, nuk duhet të kalojë 48 orë në javë”, theksoi Apasiev.

Apasiev ka bërë edhe një “listë të personave që duhet varur”, ku ka renditur ministrin e transportit dhe lidhjeve Boçvarski, zëvendësministrin Husejini dhe personin e parë të Kuvendit Xhaferi si përgjegjës për tërë projektin.

Të fundit