Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës përmes një postomi në facebook këshillon shqiptarët të shtyhen udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën.
“Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike.
Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim.
Autoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.”
Kina ka raportuar 1 297 raste të konfirmuara të pneumonisë së shkaktuar nga një lloj i ri koronavirusi, duke përfshirë 10 në Hong-Kong, Makao e Tajvan.
Pneumonia ka shkaktuar 41 të vdekur në provincat Hubei, Hebei e Heilongjiang. 38 veta janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Një numër qytetesh dhe provincash kanë shpallur nivelin I të reagimit emergjent. /ORA NEWS/