Apeli i Policisë: Ruani distancën nga njëri-tjetri për të mirën e shëndetit të të gjithëve – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Apeli i Policisë: Ruani distancën nga njëri-tjetri për të mirën e shëndetit të të gjithëve

 

Policia e shtetit u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë distancës nga njëri-tjetri, sidomos në vendgrumbullime si markete, sportele dhe banka.

Në të gjithë vendin punonjësit e Policisë së Shtetit janë angazhuar në zbatimin e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në oraret e lejuara janë të pranishme pranë bankave, supermarketeve dhe marketeve, ku ka dhe grumbullime të qytetarëve, me qëllim ruajtjen e distancës së duhur, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë distancën nga njëri- tjetri, të respektojnë oraret e lejuara të lëvizjes, si dhe të evitojnë daljet nga shtëpia pa pasur arsye thelbësore e jetike.

Related posts

Flasin nga OVL e UÇK-së, thonë se nuk i dinë arsyet e futjes së EULEX-it në zyrat e tyre

Televizioni Koha

Dimitrov në Spanjë në bisedime për Protokollin për NATO dhe për negociatat me BE-në

Televizioni Koha

Ganiu: Vazhdojmë me plotësimin e kushteve për standard më të mirë jetësorë

Televizioni Koha

Leave a Comment